Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka komentuar shkurtë, “shfaqjen” e presidentit Thaçi, para Komisionit Hetimor Parlamentar për deportimin e 6 shtetasve turq.

Osmani, përmes një postimi në facebook, ka thënë se presidenti është faqja më e zezë e vendit tonë.

“Institucioni më i lartë i vendit (Presidenti) = Faqja më e zezë e vendit tonë”, ka shkruar Osmani.

Ju pëlqen!

Ndryshe, janë dashur që të reagojnë publikisht ambasadat, në mënyrë që Thaçi më në fund të paraqitet para komisionit që heton rrëmbimin dhe dëbimin e gjashtë shtetasve turq.

Ndërsa, në këtë mbledhje, Thaci përvec “show”-it me Sami Kurteshin e Vetëvendosjes dhe debatit për luftë e për SHIK me anëtarët e opozitës nuk foli asgjë për cështjen që është ftuar. MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!