Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar rezolutën e propozuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Rakiq.

Mirëpo para kësaj, në Kuvend kishte një debat të ashpër mes deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq dhe kryeparlamentares Osmani.

Përkatësisht Simiq i ka thënë Vjosa Osmanit se ka ardhë në Kuvend me votat e Listës Serbe.

Ju pëlqen!

E ndaj këtyre deklaratave ka reaguar edhe Osmani e cila ka thënë se asnjëherë nuk ka ndjekur askënd për votë.

“Nuk keni asnjë nevojë të paraqitni të pavërteta para këtij Kuvendi. Unë asnjëherë se kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një deklaratë e pavartetë nga ana juaj. Deklarata të cilën e lexova, të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze thotë se mbështesni presidentin Vucic në luftën për “Kosovën dhe Metohinë”, kjo është deklaratë e Listës Serbe, kryetar i Listës Serbe është Goran Rakiq, përveç nëse e keni ndryshu në ndërkohë. Ndërsa kur më keni votuar, nëse keni menduar që unë e përkrah këdo, që i bashkohet Vucicit në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim. Ju e thatë me të drejtë, keni thënë që po votojmë për themelim të institucioneve. Të gjithë e dimë që skeni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, ka thënë Osmani.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!