Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani e ka quajtur arrogant kryeministrin Avdullah Hoti.

Kjo deklaratë e kryeparlamentares erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Hotit i cili tha se Osmani çdo herë e ka pasur gabim.

“Zotëri Hoti nuk e di çka flet, kjo qasje arrogante e tij është për te ardhur keq për një kryeministër vendit dhe nëse i kthehemi mbrapa historisë do ta shihni sesa herë kam qenë kundër një gjëje, zotëri Hotit dhe shokëve të tij iu janë dashur gjashtë vite dhe pastaj prapë kanë ardhur aty ku kam qenë unë. Shembull, kur unë e kritikoja koalicionin me PDK-në ata e përkrahnin pastaj erdhën të fjalët e mia, kur unë e kritikoja zgjedhjen e Thaçit presidentit ata e përkrahnin dhe pastaj erdhën të fjalët e mia. Edhe te kjo do të vijën por di të jetë tepër vinë për dëmin që ia kanë bërë duke shkelur vullnetin qytetar”, ka thënë Osmani .

Ju pëlqen!

Ajo tutje shtoi se nuk është në dijeni se çfarë do të diskutohet në Bruksel, në takimin Kosovë-Serbi,

“Është mungesë e transparencës lidhur me temat konkrete që do të diskutohen aty. Përderisa zyrtarisht si Kuvend nuk jemi të njoftuar për agjendën e diskutimeve është vështirë të flas për pritshmëritë.

Delegacioni e di se nuk duhet diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me sovranitetin e vendit dhe territorin. Prandaj këto janë vija të qarta të kuqe dhe kushdo qoftë e ka për obligim t’i respektojë. Kurse sa i përket temave specifike meqenëse nuk kemi njoftim zyrtar si Kuvend se cilat do jenë temat është vështirë të përgjigjem për pritshmërinë”, tha Osmani.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!