Presidentja e Kosovës në detyrë Vjosa Osmani mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Gjatë fjalës së saj, Osmani i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë të miratojë një rezolutë që dënon gjenocidin serb. Gjithashtu ajo tha se Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj, duke i bërë thirrje që vetëm me bashkimin me Shqipërinë, të ngrenë zërin për të dëshmuar të vërtetën e lu ftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Jam tepër e lumtur tju drejtohem bashkëkombasve të mi. Është nder i madh tju drejtohem ashtu siç u flet njeriu familjes së vetë. Shqipëria është jo vetëm atdheu i vëllezërve dhe motrave tona, por ëndrra jonë e përbashkët.

Ajo u shtëpia vatra jonë që na mbajtën gjallë ne në kohën e lu ftës. Ne ju jemi mirënjohës. Kur gjindem para jush. Shqipëria dhe Kosova, janë rrjedhojë të aleancave të fuqishme perëndimor. Po ecin krahas njëra tjetrës. Sot kur unë jam para jush, dua të kujtoj të shkuarë tonë të përbashkët.

Ju pëlqen!

Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Sot sikur kurdo herë do flas me zë të lartë se historia e Kosovës dhe e kombit tonë të përbashkët do të kujtohet përherë. Pavarësia e Kosovës ka vulosur fatin tonë dhe popujve në të gjithë Ballkanin. Ne e dimë se si është të jetosh në një regjim shtypës.

Ne kemi përjetuar këtë dhe mund të dëshmojnë. Ne e bëmë rrugëtimin drejt pavarësisë krah miqëve tanë të cilët na kanë qëndruar pranë. Si Presidente në detyrë e Republikës dua t’i bëj thirrje të rinjve, vajzave e grave që të mos dorëzohen përpara asnjë sfide.

Të gjitha do jenë aty ku meritojnë. Sikurse çdo shtet tjetër, Kosova e Shqipëria do të jenë në majë kur të shfrytëzojnë aftësinë 50 % të paktën të grave. Ftoj përfaqësuesit politik, që ta kultivojnë këtë besim qytetar. Të nxisim më tej frymën e demokracisë.

Sot dialogu me Serbinë është ende i pambyllur dhe ne duam vetëm njohjen e ndërsjellë, paprekshmërinë e territorit tonë. Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territorin e saj. Serbia duhet të pendohet dhe të kërkojë falje. Kjo duhet të jetë e qartë për këdo.

Vetëm kur i bashkojmë zërat tonë mund të dëgjohen në trojet e Serbisë. Drejtësi për fëmijët e vrarë, motrat tona që u dhunuan nga serbët, Kosovës nuk mund t’i kërkojë askush më. Kosova ka dhënë më të shtrenjtët e saj. E kemi detyrë kombëtare, detyrë njerëzore e morale, fillimisht ta mësojmë kapitullin që qëndron përpara nesh.

Duhet t’i qëndrojmë afër nesh. Serbia nuk ka ndryshuar ende mendim. Duhet të bashkojmë forcat që e vërteta mos të përmbyset përpara syve tanë. E vërteta është vetëm një, që Serbia ka kryer masakra” – tha Osmani.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.