Profesori Binak Maxharraj, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq për të cilin thotë se nuk është për tu çuditur me të.

“Kohë më parë  Ministri i Punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar  së “Veriu i Kosovës nuk mund të jetë nën sovranitetin e Prishtinës”. Kjo deklaratë e tij nuk është aspak e çuditeshe duke e ditur së kush është Ivica Daçiq”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Po ashtu, profesori Maxharraj, ka përmendur të kalurën poltike të Daçiqit i cili ishte nënkryetar i partisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, i cili pas luftës edhe e udhëhoqi Partinë Socialiste.

Ju pëlqen!

“Ivica Daçiq ishte dikur nën kryetar i Partisë Socialiste të cilën e udheheqete kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviq. Ky njeri si i afërt  i tij, e ndiqet atë në çdo hapë. Ky njeri edhe i ka duart e përlyera më gjak. Ky njeri mori pjesë dhe ishte i pranishëm në çdo rast ku gjendej Millosheviqi. Ishte i pranishëm edhe në Luftërat që i zhvilloi Millosheviqi për shkatërrimin e ish-Jugosllavisë në të cilat vrau dhe masakroi me qindra e mija civil Ky njeri i ka të përlyera duart edhe më gjak shqiptari, e përcolli Millosheviqin në të gjitha këto krime edhe në Kosovë. Pas vdekjes se Millosheviqit Ivica Daçiq e mori të udhëheqë Partin e Millosheviqi edhe pas Luftës. Prandaj duke e patur parasysh së më çfarë njeriu, se më çfarë çetniku kemi të bëjmë, edhe nuk është e çuditshme së çfarë deklaratash jep dhe së çfarë qëndrimi ka për dhe rreth Kosovës”, ka deklaruar profesori.

Po ashtu, Maxharraj ka thënë se nuk hera e parë që Ivica Daçiq që jep këso deklaratash tendencioze. /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.