Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka zyrtarizoi partinë e tij të re, të quajtur Partia Euroatlantike e Kosovës ku morën pjesë themelues të tjerë të këtij subjekti politik, deputetë të partive të tjera dhe të ftuar të tjerë.

Në fjalën e tij, Zeka premtoi se partia e tij do të sjellë një frymë të re të politikëbërjes në vendin tonë dhe se do të bëjnë gjithçka të kundërt çfarë është bërë deri më tani.

Ai ka thënë se ka pak shpresë se partia e Milaim Zekës është më ndryshe nga të tjerat.

Ai paralajmëron se kjo parti ngjan me “Kalin e Trojës” brenda opozitës për të asgjësuar çdo nismë të kësaj të fundit.

“Personalisht nuk jam i prirë për të paragjykuar, megjithatë, sipas rrethanave dhe asaj çfarë dimë për Milaim Zekën dhe veprimet e tija, mund të them se ka pak shpresë se kjo parti politike është ndryshe nga të tjerat. Me të drejtë na lind e drejta të themi se kjo parti ngjan me “Kalin e Trojës” brenda opozitës për të asgjësuar çdo nismë të kësaj të fundit që nuk i shkon në favor pozitës”, është shprehur Mehmeti.

Sipas tij, kjo parti është de fakto është degë e PDK-së, pa pasur ndonjë ndryshim të theksuar.

“Në këtë kontekst e shoh partinë më të re në vend, e cila de fakto është degë e PDK-së, pa pasur ndonjë ndryshim të theksuar”, thekson ai.

Mes tjerash, analisti politik ka nënvizuar se afërsia e Thaçit me Zekën nuk është për tu habitur nëse kjo parti është e krijuar nga presidenti i vendit, i cili në këtë mënyrë dëshiron t’i hakmerret Veselit për largimin njerëzve të tij.

“Duke ditur afërsinë e Zekës me Thaçin nuk është për tu habitur se kjo parti është e krijuar nga Thaçi, i cili në këtë mënyrë dëshiron t’i hakmerret Veselit për largimin njerëzve të tij nga kjo parti siç ishte rasti i fundit. Këto lojëra politikë nuk i sjellin asgjë pozitive qytetarit të Kosovës, i cili megjithëse këto parti prapë nuk po e gjen vetën të përfaqësuar askund siç duhet”, përfundoi analisti politik.

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]