Në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës nuk do të ketë më hyrje të udhëtarëve përmes portit ajror “Adem Jashari”.

Megjithatë, aeroplanët lejohen të aterojnë pa udhëtarë (ferry) dhe qytetarët mund të kthehen në shtetet ku jetoni me kompanitë ajrore që kanë mundësi për të operuar në këtë mënyrë.

Sipas ANP “Adem Jashari” sot në nisje do të realizohen gjithsej 10 fluturime.

Prishtinë – Zurich, 6 fluturime

Prishtinë – Stuttgart, 2 fluturime

Prishtinë – Munich, 1 fluturim

Prishtinë – Stamboll, 1 fluturim

ANP “Adem Jashari” kërkoi nga qytetarët që kontaktojnë kompanitë ajrore për informacion shtesë.