Cybertruck i Tesla sapo është bërë publik dhe nuk ngjan me asnjë automjet që keni [parë deri më sot. Fuoristrada e blinduar këndore është makina më e pazakontë e kompanisë së makinerive elektrike deri më tani, dhe hyrja e tij e parë në një nga klasat më të njohura të automjeteve dhe fitimprurëse të Amerikës. Lancimi më 21 nëntor pranë fabrikës së raketave SpaceX në Los Angeles është thelbësore për Tesla.

Në Amerikën e Veriut, fuoristradat përbëjnë njërën nga gjashtë automjetet  më të shitura në SHBA. Sot ato janë një segment tregu prej 80 miliardë dollarësh, tre herë më i madh se tregjet ku Tesla tani konkurron.

Drejtori i Përgjithshëm i Tesla, Elon Musk flet për automjetin e ri në terma gati Trumpian, duke e cilësuar atë më të mirë sesa Ford-i më i shitur F-150. “Unë mendoj se ana Tesla e kamionit është produkti ynë më i mirë ndonjëherë”, tha Musk. Vitin e kaluar, Musk tha se ishte një prodhim “mahnitës” për të cilin ishte më i emocionuar. “Unë mendoj se do të arrijmë gjëra të një niveli tjetër tashmë,” u tha ai investitorëve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Musk më parë dha një ide rreth çmimit prej 50 mijë dollarësh, që është diçka më shumë se mesatarja e fuoristradave amerikane prej 45.260 dollarë, sipas firmës kërkimore J.D. Power dhe Associates. Të enjten, Musk zbuloi tre variantet: modelin më të ulët që vlen rreth 40 mijë dollarë, ndërsa versioni me dy motorë që mund të transportojë 4500 kg dhe ka një autonomi prej 300 miljesh është rreth 50 mijë dollarë.

@Tesla Oh. My. God. The Tesla Cyber Truck 🔥
Credit @MyTeslaAdventur pic.twitter.com/v424gdB2XP

— World of Engineering (@engineers_feed) November 22, 2019

Fuoristradat elektrike, veçanërisht ato të Tesla do të duhet të bindin blerësit tradicional dhe klasik të tregut mbarë botëror. (Quartz)

Edel Strazimiri

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...