Një prej ndryshimeve në kodin rrugor është edhe përfshirja e  atij që njihet si ‘testi i idiotit’ për shoferët shqiptarë. Për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin e mjetit që të kryejë vizitë mjekësore, test psikologjik, për të dëshmuar aftësinë e tij për lejimin e mbajtjes dhe përdorimit të lejës së drejtimit.

Por çfarë është “Testi i Idiotit”?

“Testi i Idiotit/Idiotentest” bazohet në modelin gjerman. Në Gjermani mbase nuk mund të ketë një ndëshkim më të keq për një drejtues automjeti.

Ju pëlqen!

Konsiderohet si një makth për shoferët gjermanë dhe nuk është vetëm i vështirë por gjithashtu kushton kohë dhe para. Në disa raste ky test është i paevitueshëm sepse nuk do të mund të marrësh mbrapsht patentën pa e kaluar atë.

Në fakt, për të arritur në një ndëshkim të tillë duhet të kesh bërë një shkelje të rëndë. Testimi mjeko-psikologjik zakonisht aplikohet te ata që kapen të dehur ose nën përdorimin e drogës ndërsa ngasin makinë.

Gjithsesi,alkooli dhe droga nuk janë arsyet e vetme pse dikush i nënshtrohet këtij testi.

Nëse ju parkoni rregullisht makinën në të njëjtin vend, edhe pse parkingu aty është i ndaluar, policia mund të të detyrojë që të bësh testin.

Nëse vazhdon të bësh të njëjtin gabim, me shumë siguri keni nevojë për një test psikologjik.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!