Kriminelët kibernetikë mund të fitojnë qasje në informacionet e kartave tuaja personale dhe të kreditit në një numër të ndryshëm mënyrash.

Sot vjedhjet më të shpeshta po bëhen online pasi ka një numër të lartë faqesh të blerjeve online nga ku hakerat mund të vjedhin informacionet e kartave, gjithashtu me zhvillimin e teknologjisë janë zhvilluar dhe mënyrat e marrjes së të dhënave të njohura si e-skimming ose magecart ku hakerët fitojnë akses në dyqane online më pas vendosin një kodim nga ku ato marrin informacione nga gjithë klientët.

Gjithashtu pajisje të tjera përdoren në ATM ku klonojnë të dhënat tuaja duke krijuar një kartë krediti me të gjitha informacionet që ju keni.

Pjesa më e vështirë është se informacioni i vjedhur nuk kapet në kohë, mund të kuptohet ditë më vonë por edhe mund të zgjas me vite pa u kuptuar se dikush po vjedh të dhënat bankare në mënyrë të vazhdueshme.

Ja disa gjëra që këshillohen për konsumatorët në mënyrë që të jenë më të mbrojtur kur bëni blerje online.

Gjithmonë blini me një kartë krediti të cilën e përdorni vetëm për blerje online në vend të një karte debiti në internet pasi ju mund të humbni më pak para dhe procesi i kthimit të parave tuaja nga kompania është më i shpejtë.

Vëzhgoni gjithmonë transaksionet e bëra nga karta juaj pasi në kohë kur bëni blerje të shpeshta ju mund të mos njoftoheni për paratë e marra nga karta juaj. Çdo veprim të pazakontë duhet ta raportoni menjëherë te autoritetet.

FBI po merret me çështjet e krimit në internet për më shumë se 7 vjet por krimet në internet po rriten pasi hakerat po shpërndajnë viruse të shumta dhe po bëhen më të sofistikuar.