VIZAT PËR KOSOVËN ME STANDARDE TË DYFISHTA

Ajo çka tërheqi vëmendjen këto ditë, e që kaloi në heshtje,  është arritja e një Marrëveshje  mes Bashkimit Europian dhe Bjellorusisë mbi lehtësimin e procedurave për dhënjen e vizave qytetarëve të këtij shteti.

Në këtë kontekst vlenë të theksohet se Bjellorusia është shteti i fundit që, jo vetëm trashigoi dhe ruajit, por edhe forcoi qeverisjen e sistemit komunist që trashigoi nga ish Bashkimi Sovjetik dhe konsiderohet si regjimi i fundit më autoritar në Europë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Është një shtet me një qeverisje autokrate ku në mënyrë sistematike dhe të vrazhdët shkelen liritë dhe të drejtat themelore të qytretarëve të saj, ku zgjedhja e presidentit bëhet përmes manipulimeve masive të votave, me vota të forcuara dhe të trafikuara paraprakisht, shtet që ngulfatë fjalën e lirë, ku nuk ka shtyp të lirë, me televizione dhe media të kontrolluara nga regjimi.

Për  shkak të sistemit jodemokratik  dhe anticivilizues, Bjellorusia vazhdimisht është kritikuar dhe izoluar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkluara të Amerikërs, duke e injoruar në skenën ndërkombëtare.

Atëherë parashtrohet pyetja : si mund të shpërblehet një regjim autokratik duke ia lehtësuar procedurat për marrjen e vizave, deria sa kryetari i këtij shteti dhe të afërmit e tij politik, nuk mund të udhëtojë në Bashkimin Europian dhe SHBA.

E Kosova, ku është Kosova, në cilin kontinent gjindet, në mos në zemër të Europës.

Për shkak  kritereve të paqëndrueshme dhe jokoherente të Europës, Kosova si shteti më proeuropian dhe më proamerikan, që aspiron të jet pjesë e saj, sankcionohet nga po kjo Europë.

Në vend që Kosova, si shteti më i ri në Europë, dhe jo vetëm, që u krijua pikërisht me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian dhe Aleancës ushtarake Veri-Atlantike, të ndihmohet, asistohet por edhe të shpërblehet me lëvizje të lirë për katrahurat që kaloi nga regjimi serb, ajo padrejtësisht është shëndrruar në një oazë të izoluar nga bota.

Kurse shteti që shkatërroi hapsirat e ish Jugosllavisë, që shkaktoi tragjedi të vërtetë duke masakruar dhe deportuar popullatën e pambrojtur që nga Lufta e Dytë Botërore, ku kriminelët janë ende të lire dhe  në strukturat shtetërore, lëvizin të lirë dhe pa viza në Bashkimin Europian. Shteti që është dashur të jet nën sankcione dhe të dënohet për krimet e luftës është shëndrruar në shtetin më të priveligjuar të Europës.

Në këtë rast Kosova si viktimë po penalizohet pikërisht nga ata që ndihmuan krijimin e saj. Nga kjo qartë shifet se Europa, në mungesë të një vizioni të qartë dhe defektin që ka në kriteret e politikës së jashtme ndaj Kosovës, fatëkeqësisht përdorë standarde të dyfishta. Për ndryshe si mund të spjegohet veprimi joparimor dhe diskriminues në zbatimin e politikave të jashtme të Bashkimit Europian, derisa lehtëson  procedurat për marrjen e vizave  një shteti që vet BE-ja e ka kritikuar në vazhdimësi duke e quajtur regjim diktatorial. Në vend që BE-ja t’i vejë sankcione regjimit bjellorus për t’i nxitur proçeset e brendëshme demokratike, ajo bënë të  kundërtën, shpërblen sistemin autokratik.

Po ashtu qëndron fakti se Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave e kishte kushtëzuar Kosovën me miratimin e Ligjit mbi demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, por ishte edhe një kusht tjetër, që politikanët e Kosovës nuk e bënë publike, luftimi i krimit të organizuar dhe korupcionit. Ligji në fjalë u miratua, mirëpo sa i takon krimit të organizuar dhe korupcionit, Europa ende është në pritje të rezultateve konkrete.

Sido që të jet, a thua shtetet tjera të Ballkanir Perëndimor, i plotësojnë kushtet më shumë se Kosova lidhur me vizat, sigurisht se jo. Sa i takon Shteteve të Ballkanit Perëndimor, pa përjashtim, së paku janë në situatën e Kosovës, në mos më keq, sepse të gjitha lëngojnë nga fenomeni i krimit të organizuar dhe korupcionit.

Pa marrë parasysh sjelljen e Bashkimit Europian ndaj kësaj çështje, institucioneve të Kosovës i ngelë ende për të bërë, në veçanti duhet të aktivizohet nga pasiviteti i vazhdueshëm Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës dhe t’a luaj rolin, obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese.

Proçesin e liberalizimit të vizave po e vështirson edhe fakti se Kosova tani më gjashtë muaj është me Qeveri në ikje, që kryen vetëm obligimet kurente, kurse  formimi i Qeverisë së re po zvarritet jashtë çdo kufiri. Prandaj Kosova  si shtet i brisht nuk guxon t’a vazhdojë këtë agoni dhe zbrazëtirë  institucionale për shkaqe të pazareve jo parimore mes dy partive fituese të 6 Tetorit të kaluar.

Të shpresojmë  që Kroacija, si shtet mik i Kosovës, tani ka marrë presidencën e Këshillit të Bashkimit Europian, të n’a ndihmojë dhe përshpejtojë proçesin e liberalizimi të vizave.  

13 Janar 2020                                                     Skender Musliu, jurist i diplomuar

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...