Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media, në të cilën kërkoi nga organet e hetuesisë që të zbardhet rasti i të riut nga Gjilani që vdiq në Qendrën e Studentëve në karantinim.

Vitia shprehu ngushëllime familjes e miqve të 26-vjeçarit, ndërsa thekoi se nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës do të ushtrohen të gjitha përgjegjësisë institucionale dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë që lidhet me rastin.

“Nuk mundemi që si institucion sot nuk mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të pavërtetuara dhe të gjykojmë për asnjë element të rastit. Por, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria do të ushtrohen të gjitha përgjegjësisë institucionale, dhe do të zbardhet në detaje çdo gjë që lidhet me rastin, prej angazhimit të Ambasada e Kosovës në Berlin, pritjes e vizitës mjekësore në aeroport e deri te stafi administrues në Qendrën e Studentëve. I bëj thirrje prokurorisë së shtetit që të vendos në prioritetet e saja hetimin e plotë të rastit”, tha Vitia.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!