Në shkollën e mesme profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Komunën e Vitisë, janë evidentuar tre emra të personave të vdekur në listat e votuesve.

Kjo është vënë re nga votues familjarë të të ndjerëve. Hasan Saqipi thotë se kjo nuk është hera e parë që ndodhë një gjë e tillë.

“Që të tre familjarët kanë vdekur në spital dhe përkundër se kemi bërë ankesë, emrat e tyre nuk janë larguar”.

Ju pëlqen!

Një gjë e tillë u vërtetua edhe nga menaxheri i qendrës Nijazi Lutfiu.

“Procesi i votimit ka shkuar me rregull, e edhe pajisja me materialet e nevojshme. Është një rast ku është raportuar se janë parë emra të familjarëve të vdekur”, ka deklaruar Lutfiu.

Në Komunën e Vitisë, Qendrat e Votimit janë hapur me kohë dhe deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident tjetër.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.