Në prill të vitit 2000, Këshilli i Ministrave, me propozim të Ministrit të atëhershëm të Kulturës Edi Rama, shpalli Ansambël Monument-Kulture aksin qendror dhe qendrën historike të Tiranës. Në këtë ansambël u përfshi i gjithë Bulevardi Zogu I dhe Bulevardi Dëshmorët e Kombit, dhe shumë pjesë ngjitur me këtë aks, përfshi pjesën nga mbrapa Hotel Tirana tek Rruga e Barrikadave nga aty pergjatë Rrugës Xhorxh Bush deri tek Ura e Tabakaëve në vazhdim tek ura e Rrugës së Elbasanit, pastaj nga aty tek zona deri mbrapa piramidës e deri tek Stadiumi Qemal Stafa.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në mënyrë të pashjegueshme edhe pse zona monument kulture ishte më e gjërë u la jashtë emërtimit si monument kulture godina e Teatrit Kombëtar. Aludimi i atëhershëm ishte se Ministri Rama dëshironte ta shëmbte godinën dhe në vend të saj të ndërtohej një kullë e lartë, katet e ulta së cilës do t’i jepeshin teatrit. Ishte i njejti model që Ministri Rama kishte filluar të eksperimentonte me kinematë publike të qytetit.

Për të shmangur këtë skenar, një grup artistësh dhe intelektualësh të kohës i dërguan një peticion Këshillit të Ministrave me anë të të cilit i kërkuan shpalljen Monument Kulture të godinës së Teatrit Kombëtar.

Kjo kërkesë nuk u mor asnjëherë parasysh, por sot që Kryeministri Rama ka vendosur prishjen e godinës së teatrit, ajo merr një vlerë më shumë se sa historike. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Siç shihet në fotokopjen e peticionit, peticioni u nënshkrua nga intelektualët e mëposhtëm:

  1. Agim Qirjaqi
  2. Agim Zajmi
  3. Ahmet Pasha
  4. Albert Minga
  5. Andon Koça
  6. Andon Qesari
  7. Anil Frashëri
  8. Arben Derhemi
  9. Armand Bora
  10. Bojken Lako
  11. Bujar Lako
  12. Dhimitër Anagnosti
  13. Esat Mysliu
  14. Eva Alikaj
  15. Fadil Kujofsa
  16. Fatbardh Marku
  17. Fatos Sela
  18. Gjergj Pano
  19. Guljelm Radoja
  20. Hervin Çuli
  21. Ilia Shyti
  22. Ilia Terpini
  23. Ilir Bezhani
  24. Ismet Drishti
  25. Kico Londo
  26. Lazër Vlashi
  27. Luiza Xhuvani
  28. Maks Velo
  29. Medi Malka
  30. Naum Shundi
  31. Neritan Liçaj
  32. Petrit Ruka
  33. Robert Budina
  34. Robert Ndrenika
  35. Roza Anagnosti
  36. Ruzhdi Pulaha
  37. Shaban Hysa
  38. Shefki Cela
  39. Spartak Pecani
  40. Valbona Imami
  41. Vasjan Lami
  42. Veton Ibrahimi

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]