Esad Mekuli, një prej poetëve më të mirë që kanë njohur shqiptarët e mbetur në ish – Jugosllavi, në vitin 1983, pra 36 vjet më parë, në një intervistë tha diçka të vërtetë, por edhe të rrezikshme për atë kohë.

“Kosova është një krahinë që përbëhet prej shumë nacionaliteteve, ku dominon KOMBËSIA Shqiptare” – tha mes tjerash Mekuli në këtë intervistë, derisa po punonte si redaktor në gazetën shqipe ‘Rilindja’ por edhe tek revista letrare ‘Jeta e Re’, shkruan MekuliPress.com

Akademik Esad Mekuli ishte kryetari i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, nismëtar, themelues dhe kryetar i parë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. Pos shkrimeve kryesisht në poezi, Esad Mekuli ka përkthyer nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas. Ka përkthyer në shqip rreth 18 vepra të të gjitha gjinive letrare.

Deklaratat e tij asokohe përbënin një thumbim në debatin e nacionaliteteve, kur shqiptarët kishin pak të drejta në vendet ku jetonin. Mekuli vdiq në Prishtinë me 6 gusht 1993. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]