Me Marrëveshjen e Senzhermenit për pakicat- (1920-derivat e Konferencës Paqës në Versaj), Mbretëria serbe- kroate-sllovene (SKS) NUK OBLIGOHEJ (neni 9), që t` ua “njihte të drejtat atyre popujve të cilët Serbia i kishte okupuar para 1 janarit të vitit 1913,  ku bënin pjesë shqiptarët dhe maqedonët. Me këtë qendrim të Fuqive Evropiane Mbretrisë SKS (lexo:Serbisë) iu dha leja që t` i shfarosë shqiptarët pa asnjë frigë se do të luftohen.  Këtu bënin pjesë shqiptarët dhe maqedonët. Prandaj pushteti e Mbretësisë SKS menjëherë ndërmori aksion fashist për të krijuar kampe të përqendrimit sidomos për shqiptarët. 

Pushteti e Mbretësisë SKS menjëherë ndërmori aksion fashist për të krijuar kampe të përqendrimit sidomos për shqiptarët. Një kamp të përqëndrimit e krijoi në Nish ku i grumbulloi 640 familje shqiptare, dhe një kamp e krijoi në Leskofc, ku i koncentroi 241 familje shqiptare, dokumenton MekuliPress.com
Në radhët e këtyre familjeve 95% ishin gra, fëmijë, pleq dhe plaka të marrë peng, pse burrat madhor të tyre ishin renditur në çetat guerile të luftës për liri. (Shiko: AJ. S. 14. K. 104 dhe 118); shiko: Komiteti i Kosovës, statistikat e mizorive serbe të botuara në :”HAK”;” PRAVDA” Sarajevë ,” Besa Shqyptare” Shkodër dhe” SHKUMIMI” Elbasan, 1920-1924.

Ja edhe statistikat për vitet 1919-1921:

Në Prefekturën e Prizrenit ishin likuiduar 836 persona dhe ishin djegë 772 shtëpi;
-në Prefekturën e Pejës ishin masakruar 1563 persona dhe ishin djegur 714 shtëpi;
-në prefekturën e Mitrovicës ishin masakruar 133 persona dhe ishin djegur 42 shtëpi;
-në prefekturën e Llapit ishin masakruar 1270 persona dhe ishin djegur 258 shtëpi;
-në prefekturën e Prishtinës ishin masakruar 4600 persona dhe ishin djegur 2194 shtëpi;
-në prefekturën e Vushtrris ishin masakruar 2179 persona dhe ishin djegur 1463 shtëpi;
-në prefekturën e Ferizajt ishin masakruar 1694 persona dhe ishin djegur 298 shtëpi;
-në prefekturën e Gjilanit ishin masakruar 565 persona dhe ishin djegur 452 shtëpi;
-në prefekturën e preshevës ishin masakruar 267 persona dhe ishin djegur 182 shtëpi.
Të dhënat janë siguruar nga Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës dhe janë derguar për hetime Kryqit të Kuq ndërkombëtar me seli në Zhenevë. Por ai institucion ka intervenuar vetëm në kampet e përqendrimit me ndihma ushqimore në Nish, Leskofc dhe Nikshiq. (Shiko: Arkivi i Zhan Anri Dinanit në Zhenevë 1919-1925). /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!