Në librin e autorit dhe kryemurgut francez, Pierre Bauron, me titullin « Les Rives Illyriennes – Brigjet Ilire », botuar në Paris në vitin 1888, gjejmë, në faqen e tij të 350, një këngë të rrallë luftarake ilire, KultPlus.com

Kënga vë në dukje trimërinë e paraardhësve tanë, dashurinë për atdheun dhe në një farë mënyre dëshmon se kemi qenë gjithnjë një popull paqësor me fqinjët, se u jemi përgjigjur si kurdoherë sulmeve, por kurrë nuk kemi sulmuar të parët.

Ja kënga në vijim :

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Vëllezër, përpara, përpara, luftëtarë,
Këmbësoria e djem mbi kuajt tuaj të fortë !
Të mprehim kosat, të mprehim shpatat !
Të shporrim armikun nga këto toka !
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë
Atdheut të heronjve !

Me kosë të vrasim këtë grabitës,
Mjaft arrogant për të sunduar racën e shtëpitë tona !
Oh !  Le të rrëzohen duke u çarë prej qindra rrufeshë
Këta të pabesë që shkelin të drejtat tona !
Që secili…(Refren)

Nëse bisha çel kthetrat e saj,
Iliri me grusht e shtrin për tokë ;
Nëse gjarpëri krenar e ngren kokën ndaj tij,
Iliri, këmbëzbathur, e shkel.
Që secili…(Refren)

Kur era e veriut, e tërbuar,
Copëton lisin e vjetër,
Zemra shtendoset në gjoksin tonë !
Ne jemi Ilirët, vëllezër të dashur !
Që secili…(Refren)

Kur dridhen skajet e botës,
Kur shkëndijat e rrufesë vallëzojnë në qiell,
Dhe kur toka hap barkun e saj,
Iliri i lumtur këndon këngën e luftës.
Që secili…(Refren)

Iliri, të huajin e sulmon me thikë,
Vetëm kur duhet të mbrojë vëllain e tij !
Kurrë frika nuk ia ul kokën,
Dhe sikur bota të copëtohet, ai mbetet gjakftohtë !
Që secili prej nesh t’i këndojë një këngë

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...