Kalciumi

Me kalimin  moshës, ju filloni të humbisni më shumë nga ky mineral se sa e absorboni, duke humbur kështu masën kockore dhe duke rritur rrezikun për zhvillimin e osteoporozës. Gratë në fazën e menopauzës sidomos janë më të rrezikuara. Kalciumi ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave, qelizave dhe enëve të gjakut. Gratë mbi 50 vjeç dhe burrat mbi 70 vjeç duhet të marrin 20% më shumë nga ky mineral se grupmoshat e tjera të rritura. Qumështi, kosi dhe djathi janë ndër burimet më të mira të kalciumit.

Vitamina B12

Ju pëlqen!

Kjo vitaminë ndihmon në zhvillimin e qelizave nervore dhe gjakut. Mund ta merrni atë në mënyrë natyrale nga ushqimet me bazë shtazore, si mishi i viçit, peshku, vezët dhe produktet e bulmetit. Duke qenë se 30% e njerëzve mbi 50 vjeç kanë një gjendje të quajtur gastriti atrofik, kjo e vështirëson absorbimin në trup të vitaminës B12 nga ushqimet.

Vitamina D

Trupi ka nevojë për këtë vitaminë që të absorbojë kalciumin. Prandaj duhet ta merrni atë për të parandaluar osteoporozën. Vitamina D ndihmon në funksionimin si duhet të muskujve, nervave dhe sistemin imunitar. Shumë njerëz e marrin vitaminën D nga rrezet e diellit. Por ky proces vështirësohet me kalimin e moshës, ku trupi e ka të vështirë që të konvertojë rrezet e diellit në vitaminë D.

Vitamina B6

Trupi e përdor këtë vitaminë për të luftuar bakteret dhe për të prodhuar energji. Kjo vitaminë ndihmon gjithashtu në zhvillimin mendor të bebeve. Duhet të merrni më shumë vitaminë B6 ndërkohë që plakeni. Disa studime kanë zbuluar lidhjet mes niveleve të larta të vitaminës B6 në gjak tek të moshuarit dhe kujtesë më të mirë.

Magnezi

Ky mineral mbron kockat dhe mban të qëndrueshëm nivelet e sheqerit në gjak. Mund ta merrni atë nga frutat e thata, farat dhe perimet e gjelbra. Me kalimin e moshës jeni më të rrezikuar që të zhvilloni probleme digjestive ose të merrni ilaçe, që pengojnë trupin të absorbojë lehtësisht magnezin.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!