Vitamina C luan një rol thelbësor tek humori i njeriut. Kjo vitaminë ul nivelet e ankthit dhe pakëson gjasat e shfaqjes së depresionit

Konsumi i perimeve dhe frutave të mëposhtme do t’ju ofrojë sasi të bollshme të vitaminës C.

Frutat
Frutat më të pasura me vitaminë C janë portokallet, qitro, mandarinat, pjepri, kivi dhe luleshtrydhet.

Perimet dhe barishtet
Vitamina C gjendet me shumicë tek barishtet si spinaqi, barishtet e egra, lulerradhiqja, sallata e ujit, barishtet e panxharit. Brokoli, lulelakra, lakrat e vogla, specat, lakra e kuqe, domatet dhe lëngu i tyre janë burime shumë të pasura të vitaminës C.

Kujdes me gatimin
Siç e thamë më lart, vitamina C shkatërrohet nga nxehtësia dhe ajri. Për përthithjen me të madhe të kësaj vitamine, ushqimet duhen ngrënë të freskëta ose të gatuara pak. Lëngu i portokallit humbet shumë vitaminë C gjatë ekspozimit në ajër. Ushqimet që gatuhen shpejt me avull ose kavërdisen do të ruajnë më shumë vitaminë C se ushqimet që gatuhen për një kohë të gjatë në temperatura të larta. Ushqimet që zihen në ujë do ta lëshojnë vitaminën C në lëng por temperatura e lartë dhe koha e gatimit do të shkaktojnë një eliminim të plotë të saj.