Kryeministri Edi Rama shpërndan në Facebook një video për ato që i quaj arritje në kulturë. Për z. Rama 2019, ishte një vit i jashtëzakonshëm.

I shkëlqyer do jetë ky që vjen sipas tij. Videot të ndihmojnë në këtë rast sepse aty rras pamje për çfarë të duash. Duke ia lënë secilit të besojë nëse një përkufizim i tillë është i vërtetë apo jo, ne po e përcjellim videon me pyetjen se çfarë është kultura shqiptare sot?

Ndoshta z. Rama na e shpjegon në kuadër të bilancit të premtimeve që bëri për Rilindjen e Shqipërisë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.