Ish-deputeti i PSD-së dhe LVV-së, Visar Ymeri thotë se në Kosovë duhet të lejohet dabati për dialogun.

Ymeri në RTV Dukagjini ka thënë thotë se reagimi i Grenellit ndaj Kurtit është i ekzagjeruar.

“Zoti Grenell nuk e ka bash të saktë atë që e thotë. Nuk mund të thuhet se Albin Kurti është kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës në secilën prej administratave. Kurti ka qenë kundër procesit të dialogut dhe përmbajtjes së marrëveshjes”, tha ai.

Ish-deputeti i PSD-së thotë se do të ishte mirë që në Kosovë të ketë mendime të ndryshme për dialogun për të nxjerrë më të mirën në proces.

“Reagimi i Grenellit ta lë shijen sikur dëshiron të shtypë mendimet ndryshe karshi procesit të dialogut”.

Ymeri megjithatë thotë se qëndrimi i Kurtit është problematik në raport me marrëveshjet e arritura.

“Kushdo që do të jetë kryeministri i ardhshëm në Kosovë duhet të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga kryeministri paraprak”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.