Gazeta britanike “Sunday Times” shkruan se mostra të ngjashme me koronavirusin aktual që ka provokuar pandeminë globale janë dërguar në laboratorin e virologjisë në Vuhan të Kinës që në vitin 2013. Mostrat sipas këtij raportimi ishin marrë nga shkencëtarët në një ish-minierë bakri në Kinën jugperëndimore, e prekur nga virusi i ardhur nga lakuriqët. Gjashtë njerëz që po kryenin pastrimin në minierë nga feçet e lakuriqëve u prekën nga një pneumoni e rëndë dhe tre prej tyre vdiqën.

Edhe shkencëtarja Shi Zhengli, një nga ekspertet më të njohura në botë për koronaviruset, deklaroi në një punim të vetin në shkurt të 2020-ës se CoVid-19 si 96.2% të ngjashëm me mostrat e vitit 2013 të gjetura në Yunnan.

Kjo diferencë në ngjashmëri sipas shkencëtarëve që citon gazeta mund të përfaqësojë dekada në distancë evolucionare dhe nuk është e qartë sesi mund të lidhen të dy viruset. Në muajin maj, drejtori i institutit të Vuhanit deklaroi se në laborator nuk ka kopje të RaTG13, virusi i 2013-ës, ndaj mundësia e rrjedhjes përjashtohet. Lajmi në vetvete hedh dyshimin se mënyra sesi laboratoret operojnë krijon mundësinë e përhapjes epidemike, ndërkohë që rasti I 2013-ës provon tërthorazi se koronaviruset që mund të infektojnë njerëzit dhe të provokojnë komplikacione të rënda deri në vdekje, janë krijuar në natyrë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!