Evropa po has vështirësi në ngadalësimin e virusit dhe qeveritë kanë rivendosur masa të reja të kufizimeve, në përpjekje për të parandaluar përhapjen. Situata është përkeqësuar deri në atë pikë sa; Franca deklaroi gjendjen e emergjencës së shëndetit publik, Britania po i afrohet një karantine tjetër kombëtare dhe Gjermania ka prezantuar një serë rregullash të reja për të parandaluar normën e infeksionit.

Evropa ka tashmë mbi 7.2 milionë raste me virus, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Qeveria franceze deklaroi gjendjen e emergjencës së shëndetit publik këtë javë, ndërkohë që vendi regjistroi rritje të shtrimeve në spitale sipër 9,100, për të parën herë që prej Qershorit. Rastet e reja në Francë arritën në 22,591, nga 12,993 që ishte një ditë më parë. Presidenti francez, Emmanuel Macron lajmëroi se 9 prej qyteteve më të mëdha të vendit, përfshirë Parisin, do të mbyllen nga ora 9 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Kjo do të nisë ditën e Shtunë, do të zgjasë për 4 javë dhe banorët e këtyre qyteteve nuk do të lejohen të dalin në këtë orë, përveçse në rrethana të jashtëzakonshme.

Gjermania ka lajmëruar gjithashtu rregulla të reja, pas takimit të kancelares Angela Merkel me liderët rajonalë për të diskutuar rritjen e infeksioneve në shumë pjesë të vendit. Brenda rregullave të reja, bashkitë pritet të fuqizojnë masat nëse rastet kalojnë 35 për 100,000 banorë për 7 ditë. Tek ky skenar, mbledhjet private duhet të kufizohen në 25 në hapësira publike dhe 15 në hapësira private. Nëse rastet e reja kalojnë 50 për 100,000 banorë, bashkitë do të limitojnë mbledhjet në 10 njerëz dhe vendosin një orar mbylljeje në orën 11 për baret dhe restorantet.

Ju pëlqen!

Qeveria britanike lajmëroi një sistem të ri të alarmit të Covid-19, me qytetin e Liverpoolit dhe zonat përreth që janë etiketuar si në rrezik të lartë dhe janë vendosur në karantinë lokale. Familjet në këto zona nuk lejohen të përzihen brenda apo jashtë dhe palestrat, qendrat e argëtimeve dhe kazinotë janë mbyllur. Baret janë mbyllur gjithashtu, nëse nuk shërbejnë ushqim. Këto masa pritet të përhapen në pjesë të tjera të Anglisë, përfshirë Manchester. Johnson është vënë nën presion për të frenuar virusin, ndërkohë që këshilluesit e qeverisë kanë mbështetur një karantinë të dytë kombëtare, më të shkurtër.

Klevis Llaha

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.