Abuzimi fizik zakonisht është pikërisht aty ku edhe e shihni. Ne jo vetëm që e kemi forcën, por e kemi edhe përgjegjësinë për ta ndaluar atë, për të bërë çdo gjë që është në dorën tonë për ta ndihmuar personin që ka nevojë.

Rreziku i vërtetë qëndron tek abuzimi i heshtur. Ai lloj abuzimi të cilin ndonjëherë edhe vetë viktimat nuk e vërejnë. Abuzimi emocional është si një i mysafir i qetë dhe i frikshmën i natës. Ai zvarritet ngadal brenda duke ju manipuluar deri sa të marr kontrollin e plotë, dhe pastaj ju shpie drejt skajeve.

Të jesh e mbijetuar e një abuzimit emocional është luftë e përdishme në kokën tënde me personin me të cilin ju më nuk keni kontakt.

Ju pëlqen!

Këtu i keni tetë shenja të vërteta që tregojnë se partneri juaj është duke abuzuar me juve:

  1. Ai shpesh ju sygjeron që të anuloni çdo plan me të dashurit e juaj dhe të rrini me të

Ekziston një sasi e caktuar xhelozie për të cilën secila lidhje ka nevojë. Është shumë normale të jesh xheloz atëherë kur ekzistojnë arsyet për të qenë. Por, atëherë kur një burrë fillon të shfaqë shenja të xhelozisë ekstreme, ose me fjalë të tjera, ai kërkon nga ju që të anuloni çdo gjë dhe të mos dilni me askënd në mënyrë që të jeni me të, kjo është shenja e parë e një abuzimi emocional.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

  • Ai çmendet kur ju flisni me të tjerët për lidhjen tuaj

Një abuzues potencial, do të bëjë gjithçka që varet nga ai, për t’ua shkatërruar sistemin tuaj mbështetës dhe për të ju bërë sa më të lëndueshme. Njëra ndër metodat e tij të fuqishme është të ju fajësojë se po e ndani me të tjerët inforcionin privat rreth lidhjes suaj.

  • Fiksim e tij të çmendur ai e quan “dashuri”

Ai është tepër posesiv dhe kontrollon çdo gjë që bëni ju, por në njëfarë mënyre, ai vazhdon ti referohet kësaj shprehie të çmendur si mënyra e tij për të ju dashuruar.

  • Ai gjithmon ju fajëson për çdo gjë

Kujdes! Njëra ndër shenjat më të frikshme e të qenurit e abuzuar emocionalisht është nëse vazhdimisht ju fajëson për gjithçka. Një mjeshtër i manipulimit do të çdo gjë për të ju bërë të ndiheni keq, madje edhe nëse s’keni bërë asgjë të keqe.

  • Ai ju kritikon dhe vazhdimisht u’a rikujton gabimet

Ne jemi qënje njerëzore. Ne bëjmë gabime, por në fund të ditës ne gjithmonë e falim njëri-tjetrin dhe tentojm të lëm pas gjithçka. Por, atëherë kur një partner ju bëni të ndiheni keq duke u’a shfaqur gabimet në fytyrë dhe duke theksuar se sa dështim i madh jeni, është koha të ndizet drita e kuqe. Kjo shprehi nuk një shprehi normale e dashurisë. Është koha ta pranoni. Ju jeni duke u abuzuar emocionalisht.

  • Ai lirshëm ju krahason me femrat e tjera

Dhe gjithçka tjetër përreth teje. Tallja duket se nuk do të pushoj kurr. Çfardo që bënë, pavarësisht se sa fort përpiqeni, disi ju kurr nuk jeni të mjaftueshëm. Gjithmonë ekziston dikush që është më e mençur, më e bukur, më e mirë, më interesante se sa ju.

. Ai ju ul poshtë para të tjerëve

Nuk mjafton vetëm që ai vazhdimisht ju poshtëron duke ju krahasuar me të tjerat, por ai gjithashtu ju përul para të tjerëve. Sa më të mëdha që i ka kthetrat, aq më e dëshpëruar është nevoja e tij për të ju robëruar edhe copëzën e fundit e vetbesimit, dhe të ju bëjë juve një asgjë.

  • Ai është tmerrësisht i paparashikueshëm dhe me humor të rëndë.

Ekziston një mënyrë për të verifikuar nëse keni ngecur me një partner që ju abuzon emocionalisht. Nëse ky persona ka disponim tmerrësisht të rëndë dhe ju ndiheni sikur po ecni mbi lëvozhga vezësh, atëherë është e qartë – ju jeni viktimë e lojës së tij.
Nëse ndiheni e kërcënuar sa herë që ai e ngrit zërin, është më se e dukshme: ju jeni duke kaluar nëpër një abuzim emocional. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!