Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar rastin e parë të vdekjes si pasojë e koronavirusit në vend. Ai për këtë rast ka bërë me faj edhe institucionet.

“Sot me pikëllim mora lajmin për viktimën e parë të COVID-19! Kosova sot pësoi nga pandemia por edhe nga keq menaxhimi. Përderisa shtetet përgjegjëse marrin masa emergjente dhe trajtojnë problemin me seriozitet, Qeveria në ikje zgjedh ta vënë në rrezik popullin duke refuzuar qasjen e jashtëzakonshme të këtij problemi”, ka shkruar ai në Facebook.

Tutje ai ka apeluar qytetarët për kujdes dhe që të dëgjojnë këshillat e ekspertëve.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Lutjet e mia shkojnë për qytetarin që humbëm sot dhe familjen e tij. Përkrahja ime shkon për mjekët dhe personelin mjekësor që punojnë pa ndalë. Ju lus të gjithëve të jemi të mobilizuar ndaj kësaj pandemie. T’i dëgjojmë këshillat e ekspertëve mjekësorë dhe t’i përcjellim rekomandimet në përpikëri”, ka shtuar Haradinaj.

Sot, një 82-vjeçar ka vdekur në Klinikën Infektive, si pasojë e koronavirusit. Në Kosovë janë regjistruar 31 raste me Covid-19 deri tash.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!