Gal Gadot, pasi pa videon e një italiani që performonte në ballkon, u frymëzua më shumë se ç’duhet dhe grupoi gjithë shokët e famshëm që kishte për një bashkëpunim në Instagram. Secili këndon vetëm një rresht të “Imagine” nga John Lennon. Shiheni më poshtë, por po ju paralajmërojmë, nuk është e këndshme.

Videoja nuk u prit mirë nga njerëzia që mendojnë se veprime të tilla, sado prekëse, janë të padobishme në ditë të vështira si këto. Madje, gjerësisht besohet se Gal Gadot me shokë e bëjnë thjesht për t’i kujtuar fansave se edhe ata janë njerëz si gjithë të tjerët, edhe ata janë në karantinë, edhe ata po e vuajnë izolimin. Në dallim nga gjithë të tjerët, të famshmit në videon e mësipërme kanë më shumë të ardhura dhe mundësi në duar, mund të dhurojnë nga pak për të lehtësuar ata në nevojë. Kjo, do të ishte pa dyshim edhe frymëzuese, edhe prekëse, edhe e dobishme.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!