Ndeshja mes Atletiko San Luis dhe Kueretaro në kampionatin meksikan ishte duke shkuar në mënyrën më të mirë deri në minutën e 86’, me këta të fundit që ishin duke fituar me rezultatin 0-2.

Megjithatë ndeshja nuk u luajt 90 minuta të plota, dhe shkak për këtë u bënë tifozeritë e të dyja ekipeve. Kur të gjithë po prisnin përfundimin e kësaj sfide, tifozët menduan të zhvillojnë edhe një ndeshje tjetër përveç asaj në fushën e lojës.

Në minutën e 86’, të dyja tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shfaqur skena aspak të mira për futbollin meksikan.

Ju pëlqen!

Arbitri e ndërpreu ndeshjen, por asgjë nuk përfundoi këtu pasi tifozët u futën edhe në fushën e lojës, ndonëse aty nuk pati dhunë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!