Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni ‘Bonevet’ dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike.

“Evropa e Lirë” shkruan se ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur “Electric Buggy”, (Makinë Elektrike) do të zgjerohet në të ardhmen me qëllim të mbrojtjes së ambientit. Projekti ka nisur në vitin 2017 dhe brenda dy vitesh ata kanë prodhuar modelin e parë.

Synimi është që të prodhohen disa makina të tilla e në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, të mbyllet Çarshia e Vjetër e Gjakovës për makinat me naftë dhe benzinë e të lejohen vetëm makinat elektrike që nuk ndotin ambientin dhe nuk prodhojnë zhurmë.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...