Slavko Vincic, 40 vjecari arbitri slloven që ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet prostitucioni. Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kokainë e armë bën të ditur e përditshmja kroate 24Sata.

Arbitri slloven, që në këtë sezon ka arbitruar tre ndeshje të Champions League (Bruges-Galatasaray, Genk-Liverpool e Manchester City-Shakhtar Donets) e një të Europa League (Bayer Leverkusen-Porto), nuk është organizatori i veprimeve të parregullta, por vetëm një klient i vajzave që kryesoheshin nga Tijana Maksimovic, e ndaluar ndërsa mundohej të kalonte ilegalisht kufirin përmes lumit Drin në një barkë me tre vajza të tjera. Një histori e shëmtuar që mund ti japë fund karrierës së Vincic si arbitër.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!