Luiza Gega shkëlqen sërish, kësaj radhe në Holandë duke thyer rekordin kombëtar të garës 3000 metra me pengesa.

Atletja shqiptare uli me 4.5 sekonda rekordin shqiptar në këtë disiplinë gjatë mitingut “FBK Games 2022” që u zhvillua në Hengelo të Holandës.

Sportistja jonë arriti në finish, duke shënuar kohën 9:15.48, rreth 4.5 sekonda më pak se rekordi i mëparshëm në këtë disiplinë, 9:19.93, i vendosur po nga ajo, në Botërorin e 2019-ës në Doha.

Ju pëlqen!

Në garë, Gega doli e dyta pas ugandezes Peruth Chemutai(kampione olimpike), që fitoi me kohën 9:14.00, e cila është edhe kampione në olimpiadën e fundit që u mbajt në Tokio.
Atletja jonë, jo vetëm që theu rekordin e 3000 m/p, por dha kohën më të mirë personale dhe me këto rezultate vazhdon të jetë sportistja më e mirë shqiptare.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.