Lionel Messi është fitues i Topit të Artë 2019, trofeu më i rëndësishëm individual për futbollistët dorëzuar nga France Football, që ka mbërritur në edicionin e tij numër 64. Për kampionin argjentinas është hera e gjashtë që ngre lart trofeun e dëshiruar, duk u shkëputur kështu nga rivali i përjetshëm Cristiano Ronaldo, që është ndalur në 5 dhe e kishte parashikuar, duke mos u prezantuar në Paris në ceremoninë e vlerësimit.

Topi i Artë për i 6 për yllin e Barcelonës, një më shumë se Cristiano Ronaldo, vetëm i treti këtë vit. E Messi është bërë më i titulluari i historisë edhe pa e fituar Champions e pavarësisht se në edicionin e fundit doli i thyer keq në gjysëmfinale nga Liverpool i Salah, Mané, Firmino, Alisson, Van Dijk, Wijnaldum, Alexander-Arnold. Shtatë kampionë të Europës, kandidatë e humbës në Paris. Mbi të gjithë egjiptiani, qendër e triumfit të skuadrës së Jurgen Klopp, por që arriti vetëm i pesti në renditje. Pas Mané, i katërti, e mbi të gjitha Van Dijk, i dyti. Në podium mbetet Ronaldo që humbi një pozicion në krahasim me një vit më parë, kur u rendit pas Modric.

Messi, sidoqoftë, trofeun më të ëndërruar nga gjithë futbollistët, e meritoi si shënuesi më i mirë i edicionit të fundit të Champions (12), krye golashënuesi e njeriu asist më i mirë në Liga, fituar përsëri nga Barcelona. Argjentinasi vazhdon të tregojë talentin e tij të jashtzakonshëm që nga 2006, kur nisi me një vend të 20, por pastaj ka qenë gjithnjë në podium, në një duel të egër me kampionin portugez. I vetmi vit kur të dy dolën kokëulur nga gara për Topin e Artë ka qenë edicionin e kaluar, kur blaugrana përfundoi i pesti, ndërsa Ronaldo u mund nga Modric.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Kroati i Real Madrid ka qenë pikërisht i fundit që fitoi Topin e Artë, ndërsa i pari që e ka fituar një cmim të tillë ka qenë Stanley Matthews, mesfushori anglez i Blackpool, në ’56.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...