Zlatan Ibrahimovic me shumë mundësi e konsideron të mbyllur aventurën në Milano me Milan. Nuk ka si shpjegohet ndryshe sinjali që suedezi i ka dhënë tifozëve të Hammarby. “Do të shihemi në fushë”, është postimi me të cilin sulmuesi i Milan shoqëron një video në të cilën klubi fton tifozët të regjistrohen për abonimet.

Pikërisht me Hammarby, klubin suedez ku Ibra zotëron 25% të aksioneve, shtatlarti është stërvitur gjatë periudhës së izolimit në Itali. Mesazhi i lojtarit mund të konsiderohet i koduar, nëse merret në konsideratë e ardhmja e tij e pasigurtë me kuqezinjtë. Pas dëmtimit në pulpë, Ibra është kthyer në Suedi me objektivin për të rikuperuar sa më shpejt në prag të rifillimit të Serie A.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!