Një kopshtar amator ka hedhur në erë kopshtin e shtëpisë derisa po mundohej t’i hiqte “qafe” insektet që kishin “pushtuar” kopshtin.

Kur insektet “pushtuan” kopshtin gjatë të premtes së kaluar, Cesar Schmitz vendosi t’i heq “qafe” duke ua vënë zjarrin,

E kjo skenë u filmua nga kamerat e sigurisë, ku shihet se si ndodh një shpërthim i madh në oborrin e shtëpisë, duke bërë që toka të ngritet në ajër e qentë që i kishte të ikin nga prona.

Për fat të mirë askush nuk është lënduar në këtë incident të pazakontë, kurse 48-vjeçari që jeton në Eneas Marques në jug të Brazili ka deklaruar për Focus On News se gruaja e tij ishte ankuar që insektet kanë “pushtuar” kopshtin e tyre.

“Ajo ishte frikësuar dhe më luste që t’ua shkatërroj ‘çerdhen’ që e kishin nën tokë”, ka shtuar ai.

Në fillim Schmitz kishte përdor një lloj helmi për të mbytur insektet, por ky produkt nuk qëndroi gjatë në vrimën e tyre që e kishin hapur në tokë.


I nervozuar me dështimin vendosi që t’i vë flakën vrimës që pas pak sekondave shpërtheu dhe tërë dheun e hodhi në ajër – e tëra ndodhi kur ai e mbushi vrimën me benzinë.

https://youtu.be/aOFutIU6EvE