Lindon Selahi ishte një nga risitë e listës së Edi Rejës në grumbullimin e Kombëtares Shqiptare në muajin tetor, dhe mesfushori bëri menjëherë debutimin, duke luajtur për pak minuta në fitoren 0-4 ndaj Moldavisë.

20-vjeçari, është bërë protagonistë mbrëmjen e sotme, teksa tek ekipi i Tuentes në Holdanë ku edhe aktivizohet, shënoi një gol në minutën e 42-të të takimit përballë Emen në shtëpi.

Selahi mori një top nga e majta, nga shoku i skuadrës Zeknini, që gjendej gjithashtu brenda zonës, dhe me të majtën goditi direkt portën, duke tundur kështu rrjetën. Ndërkohë, në 45 minutat e para, ndeshja u mbyll me fitoren 3-0 të Tuetens, dhe goli i Selahit ishte goli i tretë.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Në aspektin personal, ky ishte goli i tij i parë në kampionat me Tuenten këtë sezon, e vjen vetëm në javën e 11-të.


Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...