Një video e filmuar fshehurazi nga Moving Animals tregon kushtet dhe brutalitetin në një thertore derrash në Kamboxhia. Rreth 600 kafshë theren çdo ditë në një mënyrë që të lë pa fjalë, teksa grupe të rinjsh hyjnë në “stallën” ku ndodhen qindra kafshë dhe godasin me leva në kokë e mandej presin fytin e kafshës.

Derrat e vrarë në këtë mënyrë tërhiqen zvarrë dhe hidhen në ujë të nxehtë. Shoqata britanike që ka publikuar pamjet ka kërkuar nga qeveria kamboxhiane ndërhyrje emergjente për të shmangur mënyra të tilla therjeje. Një tjetër problem që del në pah me këtë rast është rritja eksponenciale e industrisë së mishit në Azinë juglindore. Vetëm në Kamboxhia theren rreth 2.5 milionë derra çdo vit.  /www.mekuliPress.com/  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]