221 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në sitën e Vetting-ut nga data 8 shkurt 2018 deri në datën 31 dhjetor 2019 me një efekt dramatik për sistemin e drejtësisë. Kjo pasi vetëm 94 gjyqtarë e prokurorë e kanë kaluar procesin e rivlerësimit, ndërkohë që janë shkarkuar 83 të tjerë nuk e kanë pasur këtë fat.  Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetting-ut ka bërë publike të dhënat e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve e prokurorëve, ku bëhet me dije gjithashtu se janë marrë 19 vendime për ndërprerjen e procesit, 8 vendime për pushimin e procesit,  dhe 16 vendime për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar, për krye inspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Ndërkohë që emrave të shkarkuar duhet t’u shtohen edhe ata që e kaluan me sukses shkallën e parë të Vetting-ut, por u rrëzuan në apel. Sipas Komisionit të Vetting-ut janë në total 10 vendime të ndryshuara plotësisht, me pasojë shkarkimin e subjekteve, si dhe 1 prishje e vendimit nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Bashkë me shkarkimet

Ndërkaq,  të dhënat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë hedhur poshtë një numër të konsiderueshëm raportesh të ILDKPKI për pasurinë e gjyqtarëve e prokurorëve. Sipas raporteve të ILDKPKI-së për 178 subjekte rivlerësimi, kanë rezultuar pa probleme me pasurinë 119 subjekte rivlerësimi dhe me probleme 59 prej tyre, ndërkohë që hetimi i kryer nga Komisioni ka dhënë rezultate të tjera: kanë rezultuar 80 subjekte pa probleme me pasurinë dhe 98 subjekte me probleme.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!