Me qetësi.
1. Qeveria ka të drejtë ta kufizojë qarkullimin e njerëzve dhe veturave
2. Presidenti i vendit ka të drejtë ta kontestojë këtë dhe çdo vendim tjetër të Qeverisë në Gjykatën kushtetuese
3. Ndërkohë që nuk ekziston ndonjë masë e përkohshme e Gjykatës kushtetuese ,Presidenti i vendit nuk ka të drejtë të thërrasë pjesëtarët e forcave të rendit e të sigurisë që mos ta përfillin urdhërin e Qeverisë. Kjo është thirrje për insubordinim, shkelje e rëndë ligjore dhe kushtetuese.
4. Qytetarët duhet t’i nënshtrohen masave të Qeverisë duke lënë anash konfliktin politik. Thirrjet për protagonizëm politik nuk kanë vend , aq më pak në këtë luftë kundër pandemisë.

Veton Surroi

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.