Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar përmes një komunikate për media pas mbledhjes së kryesisë se do të bëjmë propozimin për mandatarin, shkruan MekuliPress

Nga LV-ja kanë shkruar se kanë vendosur në bazë të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese që të bëjnë propozimin me anë të shkresës zyrtare, ditëve në vijim.

“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e LV-së.

Ju pëlqen!

Në anën tjetër, sot do të përfundojë afati prej 48 orësh që presidenti i vendit, Hashim Thaçi njoftoi se i ka dhënë Kurtit pas takimit të së hënës. Nga LV-ja nuk kanë sqaruar se a do të bëjnë propozimin para kalimit të 48 orëve.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.