Partia më e madhe në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një video-dëshmi në faqen e saj të Facebook-ut, ku ka argumentuar se si po ndryshon gjendja aktuale në veri të vendit.

Në postimin e LVV-së thuhet se ndonëse shumëçka ka mundur të bëhet në këtë pjesë të Kosovës, asnjëherë nuk u bë asgjë. Kjo sipas partisë më të madhe në Kosovë, sa herë që është përmendur Mitrovica, është menduar ndarja.

Në video u dëshmua se si ish-udhëheqësit e shtetit keqqeverisën, ndërkohë që shteti serb vetëm se kishte filluar kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit.

Ju pëlqen!

“Po integrohet veriu na thoshin politikanët tanë që kishin filluar të investojnë në kriptovaluta, ndërkohë që Serbia po vazhdonte kolonizimin duke ndërtuar lagje të tëra si Lugina e Diellit. Po integrohet veriu na thoshin, gjersa ne ua paguanim qindra miliona euro energji elektrike që ata të hapin rrugë të reja të kontrabandës e t’i shtojnë pajisjet për kriptovaluta. 20 vjet zgjati kjo gjendje”, thuhet në videon e LVV-së.

“Ky është pra veriu që na e kanë lënë PDK, LDK, AAK: territor që atyre ju sjell të ardhura e Serbisë mundësi të reja kolonizimi”.

Postimi i plotë

Qysh po ndrron gjendja në veri?

Shumëçka ka qenë përherë e mundshme por nuk është bërë asnjëherë.

Kjo për shkak se gjithmonë kur është folur për Mitrovicën gjithnjë është folur për ndarjen ose ‘Zajednicën’

Dhe për shkak se bashkëpunëtorët e Listës Serbe dhe Radojiqiqit bashkë me Serbinë kanë përfituar nga mungesa e sundimit të ligjit në atë pjesë.

Tashmë, ndryshimi i gjendjes në veri është i qartë.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.