Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti pritet që të zgjidhet zyrtarisht kryeministri i ri i Kosovës.

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Me këtë rast Albin Kurti ka vendosur që ditën e dielë të festojë në Tiranë.

Ju pëlqen!

Përmes një statusi në ‘Facebook’, bëhet me dije se ai do të jetë në orën 19:00, pranë pedonales në qendër të Tiranës, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

Njoftimi i VV:

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri ju fton të na bashkoheni në Tiranë në mbrëmjen festive që organizojmë për të shënuar fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kosovë. Në këtë aktivitet i ftuar nderi është Kryeministri i ardhshm i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ju mirëpresim ditën e diel, më 20 tetor, ora 19:00, te Bar Kinema Millenium, pranë “pedonales” në qendër të Tiranës.

Lexo po ashtu:  Uaa… çfarë gazetarie?!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!