Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të apelojnë në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-it për mosnumërimin e votave të bashkatdhetarëve, shkruan MekuliPress

Përmes një komunikate nisur për media, VV-ja thotë në reagim se ky vendim është marrë nga PZAP-i ani pse Gjykata Supreme kishte kërkuar që të merrte parasysh këtë të drejtë.

“Do ta apelojmë në Gjykatë Supreme vendimin për mosnumërimin e vota të bashkatdhetarëve

Ju pëlqen!

Sot pranuam nga Paneli zgjedhor për ankesa dhe parashtresa vendimin e marrë nga gjyqtarët Fejzullah Rexhepi Kryesues, Nenad Llazic, Afjete Sada – Gllogjani, Kymete Kimete, Zyhdi Haziri, Rrustem Thaqi, Ferki Xhaferi, Faton Ademi dhe Adnan Konushevci, anëtarë, ku refuzohet si i pabazuar apeli i paraqitur nga Lëvizja VETËVENDOSJE! për numërimin e zarfeve me fletëvotime nga bashkatdhetarët tanë.

Ndonëse Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës i kërkonte PZAP ta merrte parasysh këtë të drejtë, sërish sot ky panel në mënyrë artificiale dhe në interpretim të ngushtë ia mohoi të drejtën për numërimin e votës qytetarëve tanë që jetojnë jashtë vendit”, thuhet në reagim, derisa theksohet se do të ankohen përsëri në Gjykatë Supreme.

Lexo po ashtu:  Qosja: Shqipëria etnike sot është bërë vetëm pjesërisht

“Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta dërgojë në Gjykatën Supreme apelin sërish, duke pritur që kjo çështje të zgjidhet e të numëron këto fletëvotime. Bashkatdhetarët tanë nuk ia kanë borxh askujt këtë cenim të së drejtës së tyre bazike që buron nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe të drejtat ndërkombëtare në këtë sferë”, thanë në VV.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!