Lëvizja Vetëvendosje do të jetë tashmë zyrtarisht edhe në Shqipëri, por e regjistruar si organizatë jo-fitim prurëse.  Elvis Hoxha, anëtar kryesie i VV dhe njëkohësisht anëtar Bordi i qendrës që do të ngrihet në Tiranë tha në studion e televizionit Ora, se VV do të jetë këtu në aspektin e shoqërisë civile.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Hoxha: Po krijohet konfuzion shpesh herë i dëshiruar për mirë dhe për keq. Jemi këtu në aspektin e shoqërisë civile.Në këtë lloj situatë ku politika nuk ekziston më ato që duhet të krijojnë politikën janë nismat e shoqërisë civile. Shoqëria civile ka vetëm një funksion, ripërtëritja e politikës kur politikanët e zhveshin politikën nga sensi i vet.

E ndërsa bashkë me lajmin e ardhjes së VV në Tiranë qarkulloi edhe lajmi se pjesë e saj do të jetë dhe ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Hoxha thotë: “Unë jam që të gjithë ti bashkohen VV, aq më tepër që Ditmir Bushati për sa i takon marrëveshjes për detin ka probleme, por qëndrimi për korrigjimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve ka qenë shumë pozitiv. Lëvizja Vetëvendosje është lëvizje”.

Ju pëlqen!

E nëse zyrtarizohet si parti politike a i druhet VV të njëjtit fat që pati Aleanca kuqezi përballë votuesve shqiptarë?

Hoxha: Nuk po i marr territor askujt.Nuk është qëllimi im pushteti.VV e sheh pushtetin si mjet, këta të tjerët nuk kanë qëllim prandaj u bëhet qëllim pushteti./Ora News/ /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!