Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë edhe sa i përket njohjes së diplomave universitare.

Përmes një fotografie që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, Kurti ka shkruar se meqenëse Serbia ende nuk i ka pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës, reciprocitet do të thotë edhe pranimi i diplomave.

I njëjti ka marrë shembullin e një studente të Masterit për Pegagogji që ka po studion në Universiten e Prishtinës.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

“Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”, ka shkruar Kurti.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...