Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Shqipëri ka zyrtarizuar Boiken Abazin si kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit që do të mbahen atje.

Abazi, ka thënë se për shkak të situatës me pandeminë nuk ka qenë shumë lehtë të grumbullohen nënshkrimet.

“Dua të falënderoj të paktën 50 nënshtetas të Kosovës, që e kanë edhe nënshtetësinë e Shqipërisë të cilët kanë dërguar nënshkrimet e tyre në mbështetje të kandidaturave tona këtu në Shqipëri. E di që janë shumë që po na përkrahin, jo vetëm me nënshkrimet por edhe duke u përfshirë këtu në fushatë në Shqipëri”.

Ju pëlqen!

Abazi ka treguar se cilët janë dy kandidatët tjerë të Vetëvendosjes që do të garojnë në zgjedhje atje.

“Edhe qytetarët e Kosovës po përfshihen në këto zgjedhje në Shqipëri në mbështetje të projektit të LVV-së që po materializohet përmes kandidimit të tre kandidatëve Iliaz Shehut në Lezhë, Kreshnik Merxhani në Gjirokastër dhe unë në Tiranë. Megjithatë, pavarësisht situatës shëndetësore këtu në Tiranë, arritëm që 10 ditë para përfundimit të afatit, falë punës të aktivistëve dhe miqve tanë, falë fitores historike të VV-së në Kosovë, procesi u realizua 10 ditë para afatit në qarkun e Tiranës”, tha ai.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.