Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë ka konkretizuar gazetarët dhe gazetat e pushtetit të Tiranës që u organizuan me shpifje e me manipulime kundër presidentes në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani. Ai i ka quajtur ato si zell mercenarësh që i shërbejnë shefit të tyre Edi Rama. Dhe ka zbuluar edhe arsyen se pse e bëjnë këtë pasi Osmani me propozimet e saj e ka kapur gafil, mikun e Vuçiçit në Tiranë.

Drejtori i zyrës së VV, Bojken Abazi me argumente dëshmon gazetat dhe pseudoanalistët e pushtetit që shpifën dhe sulmuan z. Osmani.

MekuliPress ju sjell reagimin e z. Abazi: “Disa “epitete” të përdorura këto 48 orë kundër Vjosa Osmanit, dhe burimet e tyre:

Ju pëlqen!

Gazeta Tema – “talebane”
Mero Baze (Gazeta Tema) – “jeniçere”
Frrok Çupi – “fluturake” + “majtiste ekstreme”
Dritan Hila – “shitëse buke”

Vjosa Osmani dhe Kosova nuk ka pse të mërzitet prej epiteteve dhe etiketave bosh të këtyre burrave të tredhur moralisht, politikisht e kombëtarisht. Ata thjesht i shërbejnë me zellin e mercenarit padronit të tyre të radhës, Edi Ramës, që u fsheh kur Vjosa Osmani tregonte të vërtetën mbi Serbinë”. Një ditë më parë Abazi e kishte komentuar kështu: “Gabimi i pafalshëm i Vjosa Osmanit është se donte të bashkonte Kosovën me Shqipërinë në dënimin e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve, pa marrë leje nga Vuçiçi. Edi Rama e ka shpjeguar disa herë, por (as) Vjosa Osmani nuk e ka kuptuar se Kosova me Shqipërinë bashkohen vetëm përmes Serbisë”.

Në fakt që pas qëndrimeve logjike që mbajti në Tiranë Vjosa Osmani ajo është bërë pre e kritikave të të gjitha llojeve nga mediat, nga analistët dhe nga gazetarët e pushtetit të Ramës, shkruan MekuliPress.com

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.