Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës po ndërmerr hapat e nevojshëm që ekonomia e vendit të funksionojë me normalitet e nevojat për mallra dhe shërbime të jenë në nivel.

Këto ditë janë vendimtare për shëndetin publik dhe familjet tona, andaj me shumë kujdes duhet t’i ndjekim udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik, thuhet në një postim në Facebook.

Vetëvendosje apelon qytetarët të përkujdesen për higjienën, të rrinë në distancë dhe në shtëpi për të parandaluar prekjen nga koronavirusi, i cili deri më tash ka infektuar 33 persona në Kosovë, një prej të cilëve ka vdekur sot.

Lexo po ashtu:  Dalin përgjimet: Shërbimi sekret i Maqedonisë futi në kurth ish ushtarët e UÇK-së
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!