Quajeni ILI. Me të njëjtin emër që familjarët, të afërmit, shokët e fëmijërisë në Shehër, shoqëria te Hydajeti janë mësuar tashmë ta thërrasin Z. Iliaz Shehu.

Ky djalë, të cilin VETËVENDOSJA e prezantoi me plot krenari një ditë mëparë, është djali tipik lezhjan i cili, përpjekjet dhe sakrificat e prindërve për ta shkolluar, i lartësoi duke u specializuar në Universitetin e Sorbonës, një prej instituteve akademike më prestigjioze të Evropës dhe Botës, prej të cilit kanë dalë as më pak e as më shumë por plot 33 çmime Nobel.

Tashmë ai po përmbyll doktoraturën e tij në Filozofi në Sorbonë, dhe njëkohësisht ligjëron në universitete private dhe publike në Shqipëri. Ili është një vlerë për Lezhën dhe krenaria e familjes së tij.

Ju pëlqen!

Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! ai është njohur dhe aktivizuar që në vitin 2009. Në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, në vitin 2010, së bashku me disa studentë e pedagogë nga Tirana, merr pjesë për të ndihmuar dhe mbështetur LVV, e cila garon për herë të parë si subjekt politik. Gjithnjë me idenë se kjo forcë politike nuk mund të kufizohet vetëm në Kosovë, ai ka qënë i angazhuar pareshtur edhe në Francë, Kosovë dhe dy vitet e fundit në Shqipëri.

Ditën e djeshme Lëvizja VETËVENDOSJE deklaroi përkrahjen e saj të plotë për dy kandidatët e saj të parë në zgjedhjet e 25 Prillit, Z. Iliaz Shehu për Qarkun dhe Lezhës dhe Z. Boiken Abazi për Qarkun e Tiranës.

Kjo nuk ka si të interpretohet ndryshe veçse si një mesazh i fortë i VETËVENDOSJES për Lezhën. Duke shpallur kryepari kandidatin për Lezhën, VETËVENDOSJA po thotë, me fjalë të tjera, se po e fillojnë aty ku duhet, në kryeqytetin e historisë së Shqipërisë.

Z. Shehu ka qënë i ftuar fundjavë e kaluar në emisione të ndryshme në televizione kombëtare, i cili ka folur për pikëpamjet dhe idetë e tij shkurtimisht për Abc News dhe RTV Ora.

Sigurisht që ai do të detajohet me strategjinë konkrete të tij në ditët vijuese ndërsa VETËVENDOSJA në Lezhë ka filluar tashmë me grumbullimin e nënshkrimeve (firmave) në mbështetje të kandidatit Iliaz Shehu për Qarkun e Lezhës.

Z. Iliaz Shehu, kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE për Qarkun e Lezhës
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.