Tekniku i dardanëve ka zgjedhur të hedhë në fushë shumë futbollist të rinj, të cilët në të kaluarën janë aktivizuar pak me fanellën e Kosovës.

Bie në sy rikthimi i Ujkanit si titullar, ndërsa në mbrojtje janë preferuar nga minuta e parë, Dresheviç dhe Xhemajli. Për sa i përket sulmit ajo do të përbëhet nga Bernard Berisha, Zhegrova dhe Nuhiu.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Një paraqitje jo bindëse për dardanët përballë një kundërshtari modes si Gjibraltari. Në fragmentin e parë të lojës skuadra e Shaland, krijoi 9 mundësi shënimi dhe vetëm një gjuajtje në portë, ndërkohë që miqtë arritën të godisnin 2 herë kuadratin.

/MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike.
Loading...
[wpedon id=16879]