Theodor Seuss Geisel ishte një autor amerikan për fëmijë, karikaturist politik, ilustrues, poet, animator dhe kineast.

Ai është i njohur për punën e tij duke shkruar dhe ilustruar më shumë se 60 libra me emrin Dr. Seuss. Puna e tij përfshin shumë nga librat më të njohur për fëmijë të të gjitha kohërave, duke shitur mbi 600 milion kopje dhe duke u përkthyer në më shumë se 20 gjuhë.

Për kënaqësinë e lexuesve tanë kemi sjellë një koleksion të thënieve më të bukura të tij.

Ju pëlqen!

Ata thonë që unë jam i modës së vjetër dhe jetoj në të kaluarën, por ndonjëherë mendoj se përparimi përparon shumë shpejt!

Ju e kuptoni se keni rënë në dashuri kur nuk mund të flini gjumë sepse realiteti më në fund është më i bukur se ëndrrat tuaja.

Më pëlqen marrëzia, zgjon qelizat e trurit. Fantazia është një përbërës i domosdoshëm për të jetuar.

Ndonjëherë pyetjet janë të komplikuara dhe përgjigjet janë të thjeshta.

Sot je Ti, kjo është më e vërtetë se e vërtetë. Nuk ka asnjë të gjallë që është ti më shumë sesa ti.

Sa më shumë që lexoni, aq më shumë gjëra do të dini. Sa më shumë që të dini, në aq më shumë vende do të shkoni.

Një person është një person, sado i vogël qoftë.

Fantazia është një përbërës i domosdoshëm për të jetuar, është një mënyrë për të parë jetën përmes anës së gabuar të një teleskopi.

Pse të përshtatesh kur linde për t’u dalluar?

Të jesh i çmendur nuk mjafton.

Kam dëgjuar se ka telashe të më shumë se një lloji. Disa vijnë nga përpara dhe disa vijnë nga prapa. Por unë kam blerë një shkop të madh. Jam gati siç shikoni. Tani hallet e mia do të kenë telashe me mua!

Si u bë vonë kaq shpejt?

Sot ishte mirë. Dita e sotme ishte argëtuese. Nesër është një tjetër.

Krejtësisht vetëm! Doni apo nuk doni, vetmia është diçka që do ta keni me shumicë!

Nga atje tek këtu, nga këtu atje, gjërat qesharake janë kudo!

Të rriturit janë thjesht fëmijë të vjetëruar dhe dreqi me ta.

Më kujto dhe buzëqesh, sepse është më mirë të harrosh sesa të më kujtosh dhe të qash.

Do të të mungojnë gjërat më të bukura nëse i mban sytë mbyllur.

Vetëm ju mund ta kontrolloni të ardhmen tuaj.

Kam frikë se ndonjëherë do të luani edhe lojëra të vetmuara. Lojëra që nuk mund t’i fitoni sepse do të luani kundër vetes.

Ju mund të merrni ndihmë nga mësuesit, por do t’ju duhet të mësoni shumë vetë, ulur vetëm në një dhomë.

Kështu që shkrimtari që përdor më shumë fjalë sesa i duhen, po shton punën e përditshme për lexuesin që lexon.

Mendo dhe çuditu, çuditu dhe mendo.

Unë jam Loraksi. Unë flas për pemët. Unë flas për pemët, sepse pemët nuk kanë gjuhë.

Për botën mund të jesh një person; por për një person mund të jesh bota.

Nuk ka të bëjë me atë që është, ka të bëjë me atë që mund të bëhet.

Oh vendet ku do të shkoni! Ka aq kënaqësi për t’u shijuar! Ka pikë për tu shënuar. Ka lojëra për t’u fituar. Dhe gjërat magjike që mund të bësh me atë top do të të bëjnë fituesin më të madh të fituesve.

E di, atje lart në krye po shihni një pamje të shkëlqyer, por këtu poshtë, gjithashtu, duhet të kemi të drejta.

Ai që e bën veten kafshë heq qafe dhimbjen e të qenit burrë.

Stuhia fillon, kur pikat fillojnë të bien. Kur pikat ndalojnë të bien, stuhia fillon të ndalet.

Ti je tani, a nuk është e bukur?

Kur ai punonte ai me të vërtetë punonte. Por kur ai luante, ai me të vërtetë LUANTE.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.