I thoni qeverisë tuaj Serbe të rri me Rusinë se mendoni njëlloj me gjuhën orthodokse. Ju Kosovën e keni quajtur muslimane dhe ish-Presidentit Trump ja kishit mbushur mendjen se ishte në Arabi diku në Lindjen e Mesme afër Israelit!! Nuk e kuptoni që bini në kundërshtim me veten tuaj. Si doni të mbani me çdo kusht një vend musliman kur ju i takoni Orthodoksisë Ruse?

Ira S. Kurti

Dardania, në Gadishullin Ilirik!

Ju pëlqen!

Gadishullin Ilirik e kthyen në Gadishull Ballkanik. DARDANISË i ndërruan emrin në Kosovë, Iliridën e quajtën Maqedoni, Shqipërinë e quajtën Albania.. Mos ka qënë ri-emertimi i rastësishëm? Mendoj se jo. Planet djallëzore kanë dashur të zhdukin memorjen Kombëtare. Qëllimi përça e sundo! Ndryshoni Identitetin e një vendi se është më kollaj të përçahen, të dyshojnë, të mos besojnë..dhe ndërsa këta merren me njëri-tjetrin djallëzorët rrëmbenin territoret tona, pasurinë tonë natyrore, merrnin ADN tonë, por shpirtin tonë nuk e morën kurrë e as e mposhtën dot. Duke vdekur peshkopit Serb nuk i dilte shpirti pa lënë amanet Kosovën, gjë që po e vazhdon peshkopi i ri. Po çfarë është Kosova more peshkop, plaçkë lufte për ju? !

I thoni qeverisë tuaj Serbe të rri me Rusinë se mendoni njëlloj me gjuhën orthodokse. Ju Kosovën e keni quajtur muslimane dhe ish-Presidentit Trump ja kishit mbushur mendjen se ishte në Arabi diku në Lindjen e Mesme afër Israelit!! Nuk e kuptoni që bini në kundërshtim me veten tuaj. Si doni të mbani me çdo kusht një vend musliman kur ju i takoni Orthodoksisë Ruse?

Mbi të gjitha, ju akoma nuk e keni mësuar se Feja e Shqiptarit është Shqiptaria? Po të isha pjesë e Parlamentit të Kosovës, një nga pikat e rendit të ditës sa të fillonin nga puna do ishte Ri-vendosja e emrit origjinal DARDANIA që ju mos t’ju shkoj më goja lëng duke kërkuar fjalën tuaj KOSOVË, sepse vetëm fjala Kosovo është e juaja dhe asgjë më shumë!! Dardania është e trojeve Shqiptare, njëlloj si Ilirida dhe Çamëria dhe ato i kemi trashëgim nga të parët, bashkë me gjuhën tonë të lashtë hyjnore!

Ju si Serbi, në daçi të jeni bashkë me Dardaninë, me Shqipërinë Natyrale, në Gadishullin Ilirik, duhet të ndërroni veç lëkurës edhe zakonet e vjetra që kur t’i shkoni mikut në shtëpi, mos t’ja përbysni kupën e t’i vrisni pas shpine siç bëtë me Isa Boletinin e me shumë Heronj tanë. Si në errësirat e netëve i vratë shumë familje Shqiptare, si dogjët, e shkretuat trojet tona dhe pa pikën e turpit i quajtët tuajat. Jeni Ortodoksë, por keni harruar që ka Zot lart në qiell e ka Zot në Tokë! Dardanët duhet të flasin përmes Referendumit se si duan të qeverisen e si duan të jetojnë ato në Dardaninë e tyre.. Vendimi është i tyre, dhe as ne të Shqipërisë mëmë nuk i tregojmë dot vëllezërve e motrave tona se si do jetojnë si të pavarur nën flamurin e ujit, apo atë të kuqin të dritës kozmike, e jo më ju që s’mund të diktoni më ASGjË! Asnjë gjë më nuk varet nga ju, tashmë kjo çështje i takon vetë Shqiptarëve!!

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.